Politikat e Privatësisë- Veshdesh

Njoftim për Privatësinë

Me këtë njoftim për privatësinë, dëshirojmë të ju informojmë se si mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale në platformën VeshDesh. Kjo politikë është hartuar me qëllim të garantimit të mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe për t’ju udhëzuar në lidhje me mënyrën se si përdorim të dhënat tuaja.

Fushëveprimi dhe Objektivat

Duke përdorur Shërbimet tona ose vizituar uebfaqet e VeshDesh, ju pajtoheni me kushtet e kësaj Politike të Privatësisë. Me këtë veprim, na jepni lejen për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat tuaja, në përputhje me rregulloret e kësaj Politike të Privatësisë dhe ligjet e zbatueshme në Kosovë. Kushtet dhe masa e sigurisë të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë përmbushin kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.

Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet dhe është i aplikueshëm për çdo përdorues të uebfaqes www.veshdesh.com , produkteve dhe/apo Shërbimeve të ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Veshdesh.

Fëmijët dhe Shërbimet Tona

Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me Veshdesh, apo të japin të dhënat e veta personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek Veshdesh, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këtë Njoftim të Privatësisë për, dhe në emër të, të miturit mes moshës trembëdhjetë (13) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.

Në rastet kur përpunimi i të dhënave realizohet në relacion me personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, Veshdesh bën përpjekje të vazhdueshme për të verifikuar se pëlqimi është dhënë, dhe/apo autorizuar, nga një prind, dhe/apo kujdestar ligjor, i të miturit, duke marrë parasyshë kapacitetet e disponueshme teknike.

Sipas këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas Kushteve tona të Përgjithshme të Pëdorimit (shikoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit), prindërit dhe/apo kujdestarët ligjor bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. Veshdesh në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është nën kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë Juve fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.

Përpunimi i të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë nga pajisjet e ndryshme, kur Ju:

  • Shfrytëzoni Shërbimet tona.
  • Regjistroheni një llogari me Veshdesh.
  • Përditësoni apo plotësoni të dhënat personale në llogarinë tuaj.
  • Komunikoni me Veshdesh lidhur me Shërbimet e veta.
  • Porositni, dhe/apo blini, nga, dhe/apo nëpërmjet, Shërbimeve të Veshdesh.
  • Hasni në rrethana tjera, siç mund të jenë specifikuar në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë.

Ligjshmëria e Përpunimit të të Dhënave Personale

Në secilin rast, siç përshkruhet më lart, dhe/apo raste tjera, mbledhja dhe përpunimi, i të dhënave tuaja personale realizohet vetëm kur Veshdesh është e sigurt për ligjshmërinë e përpunimit të tillë, dhe kur:

  • Ju jepni pëlqimin tuaj për përpunim të tillë.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e ndonjë obligimi ligjor.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave tuaja jetike.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik, apo për ushtrimin ndonjë autoriteti zyrtar.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga Veshdesh dhe/apo një palë e tretë, përveç kur interesat e tilla tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë tuaja themelore, që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një të mitur.

Ju lutem keni parasysh se përpunimi i të dhënave tuaja, siç ofrohen nga Ju, bazohet në udhëzimet ekzistuese ligjore, dhe jo çdo herë bazohet në pëlqimin e dhënë nga Ju. Pëlqimi, dhe/apo tërheqja e pëlqimit tuaj, nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar dhe/apo kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja, përderisa ekzistojnë baza të tjera ligjore për përpunimin e të dhënave të tilla.

Të Dhënat Personale që Mund të Përpunohen nga Veshdesh

Veshdesh përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmirësoj dhe optimizoj Shërbimet që ofron.

Llojet e të dhënave personale që mund të përpunohen nga Veshdesh përfshijnë:

  • Të dhënat e ofruara nga Ju, apo, në raste të caktuara, një prind dhe/apo kujdestar ligjor, në lidhje me Shërbimet e Veshdesh.
  • Informatat identifikuese siç janë emri dhe mbiemri juaj, numri personal, adresa e vendbanimit dhe/apo vendqëndrimit, numri i telefonit, fjalëkalimi, email adresa, etj.
  • Në rastet kur Ju blini produkte dhe/apo Shërbime të ndryshme nga Veshdesh, atëherë Juve mund t’iu kërkohen informacionet si adresa e liferimit për produktin e blerë, adresa e faturimit, të dhënat e kartelave, të dhënat lidhur me mjetet e ndryshme të pagesës, dhe informacione të tjera të ofruara nga Ju për blerjen e ndonjë produkti dhe/apo Shërbimi, dhe me qëllim të ofrimit të produktit të porositur dhe kryerjes me sukses të pagesës.
  • Përveç këtyre, Veshdesh mund të mbledh dhe përpunoj edhe informata të tjera shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për mbledhjen dhe për përpunimin të dhënave, me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të informacionit të ofruara Ju, sidomos kur veprime të tilla kërkohen dhe/apo urdhërohen nga ndonjë autoritet kompetent publik.

Të Dhënat Automatike

Përdorimi i teknologjive si cookies dhe web beacons mund të ndihmojë në mbledhjen automatike të të dhënave për të monitoruar veprimet tuaja në platformë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj.

Mbrojtja e Të Dhënave Personale:

Ne ruajmë të dhënat tuaja në mjedise të sigurta dhe i trajtojmë ato me kujdes. Veshdesh në asnjë rast nuk i shet të dhënat tuaja personale.

 Të dhënat tuaja nuk do të ndahen me palë të treta pa lejen tuaj, përveç rasteve të përcaktuara nga ligji.

Njoftimet Informuese

Nëse Ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga Veshdesh, Ju keni mundësinë që të çregjistroheni, kur është e aplikueshme, dhe/apo të paraqitni një kërkesë drejtpërdrejtë tek Veshdesh për deaktivizimin e njoftimeve informuese, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).

Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse Ju keni ndonjë pyetje, ankesë, apo sugjerim lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni direkt duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë (shikoni të dhënat e kontaktit).

Ndryshimet e Njoftimit të Privatësisë Veshdesh mund të modifikojë dhe/apo plotësojë këtë Njoftim të Privatësisë në çdo kohë, duke përditësuar dhe publikuar modifikimet dhe/apo plotësimet në këtë uebfaqe. Versioni më i fundit i këtij Njoftimi të Privatësisë do të jetë i publikuar në uebfaqen tonë të korporatës, dhe do të rregullojë përpunimin e të dhënave tuaja personale.